‘Dridhet’ Barcelona, Neymar nis kontaktet me gjigantin evropian

Neymar dhe babai i tij kanë nisur kontaktet me skuadrën e PSG-së, konkretisht me presidentin Al-Khelaifi.

Sport

17/07/2017 17:04

‘AS’ shkruan se babai i Neymarit gjatë kësaj jave do të udhëtojë për në Paris për t’u takuar me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, përcjell lajmi.net.

Në takimin mes babait të Neymar dhe presidentit të PSG-së, do të flitet për kushtet që mund t’i ofrohen lojtarit, e sigurisht edhe ofertën që do t’i bëhet Barcelonës.

PSG-së në afrimin e Neymarit, mund ta përdorë Marco Verrattin, i cili kërkohet me ngul nga Barcelona.

Kujtojmë se Neymar ka klauzolën 222 milionë euro./Lajmi.net/