Drenica për Thaçin president, feston në Skenderaj

Drenica edhe një herë i është kthyer festës. Qytetarët e kësaj komune nga janë edhe të dy kandidatët aktualë për presidentë të Kosovës, Hashim Thaçi e Rafet Rama, kanë vendosur të festojnë në sheshin kryesor të qytetit.

Lajme

26/02/2016 10:01

Pritet që shumë qytetarë të Skenderajt sot të mbushin sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj për te pritur shpalljen, megjithatë të Hashim Thaçit si president i ri i republikës.

Edhe pse ishte  planifikuar një shkuarje masive e simpatizantëve të PDK-së nga Skenderaj për në Prishtinë për të festuar, megjithatë  dega e kësaj partie në Skenderaj, ka  respektuar thirrjen e kryetarit të saj, Hashim Thaçi.

Ky i fundit mbrëmë bëri thirrje që simpatizantët e PDK-së i të festojë secili në komunën e vet.

Për këtë arsye, dega e PDK-së në Skenderaj ka njoftuar se festa për Thaçin president, do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit./lajmi.net