Drenica nesër në pikëllim, mbushën 18 vjet nga masakra në Likoshan e Qirez

Për të nderuar të rënët dhe kujtimin e tyre, nesër në kompleksin e martirëve në Likoshan, do të qëndrojë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton lajmi.net.

Lajme

27/02/2016 22:53

Ajo ditë ishte e rëndë. Mijëra njerëz iu drejtuan dy fshatrave të Drenicës.

Emrat e Qirezit e  Likoshanit, deri atë 28 shkurt 1998, nuk ishin të njohur për shumë shqiptarë të Kosovës.

Por ajo që ndodhi atë ditë, tre muaj pas vrasjes së mësuesit Halit Geci në Llaushë me 26 nëntor 1997, nga ana e forcave serbe, do të tmerronte dhe ndryshonte mendjet e shqiptarëve për situatën e pashpresë në të cilën ishin. Laku tashmë kishte shtrënguar fytin e tyre, raporton lajmi.net.

Qirezi e Likoshani u sulmuan egërsisht nga forcat serbe me 28 shkurt 1998.

Ajo ishte përplasja e tretë pas Vajnikut e Rezallës së Re. Në Likoshan e Qirez, forcat serbe vranë dhe  24 civilë shqiptarë. Në mesin e  tyre dhe gra shtatzana.  Masakra në familjet Ahmeti dhe Gjeli, tmerroi gjithë popullin, raporton lajmi.net

E nesër, është 28 shkurti. Për të nderuar të rënët dhe kujtimin e tyre, nesër në kompleksin e martirëve në Likoshan, do të qëndrojë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai në orën 11:00 do të bëjë  homazhe kurse një orë më vonë, në orën 12:00, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Likoshanit dhe Qirezit, në Shtëpinë e Kulturës në Drenas./lajmi.net