‘Drenica’, ‘MTPT’, ‘Apex’ , ‘KEK-u’ e Azem Syla, rastet e mëdha të EULEX-it

Misioni më i madh i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) ishte thirrur tetë vjet më parë nga institucionet e Kosovës për të forcuar ligjin dhe rendin, por pavarësisht buxhetit dhe stafit të madh ky mision është pritur të bëjë më shumë në shtetin që vazhdimisht është kritikuar edhe në raporte ndërkombëtare për korrupsion e krim të organizuar.

Lajme

19/06/2016 10:28

Pavarësisht gjyqtarëve, hetuesve, prokurorëve dhe policëve evropianë e amerikanë, që janë marrë me disa raste që kanë përfshirë edhe zyrtarë të politikës, pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha ndaj këtij misioni.

Rastet më të mëdha gjyqësore në vend si ai “Drenica”, “MTPT”, “Apex” , “KEK-u” e së fundmi edhe i deputetit Azem Syla, i cili është duke u hetuar për krim të organizuar së bashku me 51 persona të tjerë, janë vetëm disa nga rastet gjyqësore të cilat janë në shqyrtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga radhët e EULEX-it. /Zëri