“Drenica 2” sot sërish në gjykim

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë sot do të rifilloj seanca gjyqësore në rastin “Drenica 2”, ku në këtë rast akuzohen dhjetë të akuzuar në mesin e tyre edhe ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Lajme

13/01/2015 08:19

Përveç Selimit për këtë rast akuzohen edhe Hysni Thaçi, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Fadil Demaku, Zeqir Demaku, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj dhe Selman Demaj.

Të gjithë këta akuzohen se kanë kryer krime lufte që supozohet se ka ndodhur në verën e vitit 1998 në fshatin Likoc të Skenderajt.

Seanca mbahet sot dhe nesër në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe të dyja do të fillojnë në orën 9 e 30.

Ndërkaq rasti tjetër si “Drenica 1” fillon më 15 janar po ashtu në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ku janë shtatë të akuzuar. Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Sabit Geci, Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli, raporton KosovaPress.