Drenasi përfitues i projektit “Gara për Mjedis të Pastër”

Në ditën e tretë të Konferencës të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe GIZ-i gjerman, Komunës së Drenasit i është ndarë çmimi në garën për mjedis të pastër, ku ka përfituar grant mbi 180 mijë euro.

Lajme

02/06/2018 14:39

Këtë çmim e ka marr në vlerësimin për progres të arritur në pastrimin e ambientit dhe eleminimin e mbeturinave.
Në këtë ngjarje merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi.
Komuna e Drenasit, ka përfituar vlerën mbi 180 mijë euro, në kuadër të garës për mjedis të pastër nga Qeveria Gjermane, përmes Agjencisë Gjermane për Zhvillim (GIZ), ku kanë qenë të përfshira 17 komuna të Kosovës./Lajmi.net/