Drenasi në terr

Një pjesë e madhe e Drenasit, rreth tetë apo nëntë fshatra, që nga orët e para të mesnatës, kanë ngelur pa rrymë.

Lajme

01/01/2014 10:19

KEDS ka befasuar për të keq qytetarët në ndërrimin e moteve, duke lënë pa drita në natën më të hareshme shumë fshatra e qindra shtëpi.

Kështu, siç raporton Kosovapress, një pjesë e madhe e Drenasit, rreth tetë  apo nëntë fshatra, që nga orët e para të mesnatës, kanë ngelur pa rrymë.

Shkaku nuk dihet.

Mësohet se reduktime të rrymës gjatë natës së mbrëmshme ka pasur edhe në shumë lokalitete në vend.

Por, kjo pjesë e Drenasit ka ngelur në terr të plotë që nga minutat e parë pas orës 24 të ditës së sotme.