Drenas, dy persona arrestohen për marrje me prostitucion

Gjatë ditës së djeshme në Drenas janë arrestuar dy persona nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale, mundësim në prostitucion.

Lajme

14/03/2018 13:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara nga policia dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelorë në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale mundësim në prostitucion.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./Lajmi.net/