Dren Abazi rrëfen emocionet e koncertit ‘live’: Tirana më la një shije të jashtëzakonshme

Plotë dhjetë vite karrierë shumë të suksesshme.

ShowBiz

30/12/2017 22:00

Këngëtari Dren Abazi të premtën e fundit të muajit dhjetor, ka festuar dhjetë vjetorin e karrierës me një koncert ‘live’ të mbajtur në Tiranë.

Para një publiku të madh shqiptar, për disa orë rresht Dreni dhe Zig Zag Orchestra kanë argëtuar të pranishmit me këngët më të dëgjuara dhe me të suksesshme të tyre, shkruan lajmi.net

Në një prononcim për lajmi.net, Dreni ka rrëfyer emocionet e tij.

“Koncerti ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, gjithçka ka shkuar më së miri dhe Tirana më la një shije të jashtëzakonshme” ka thënë ai.

Bashkë me koncertin, Dreni dhe ZZO kanë lansuar edhe albumin ‘Mes Yjesh’ që shumë shpejt do vij edhe në Kosovë në pika shitjesh të ndryshme.

Për lajmi.net, Dreni ka premtuar se një koncert të tillë do ta mbajë edhe në Prishtinë.

Më poshtë, keni dhe fotot nga koncerti i Drenit./Lajmi.net/

26056056_10155785303956648_1496984225752302873_n 26168218_10155785303976648_74770959536844151_n 26168561_10155785303891648_9070019201540213319_n 26166203_10155785303706648_7708824906351092129_n 26166268_10155785303616648_7812123493290533183_n 26219907_10155785303611648_8678539541055759187_n 26169669_10155785303456648_5845979134101818805_n 26169118_10155785303531648_5488835638124656569_n