Dremitja, pse është aq e mirë për ju?

Kur ishim fëmijë, dremitja ishte një gjë që edhe nëse nuk dëshironim që të na ndodhte, na ndodhte. Tani kur jemi më të rritur, e kërkojmë atë por nuk mund të gjejmë gjithmonë kohë.

Lifestyle

23/11/2015 16:42

Kombinimi i stresit me punën dhe rritjen e fëmijëve do të thotë se ne jemi të zënë, dhe përderisa kemi nevojë që të marrim një sy gjumë më shumë, ne nuk e bëjmë.

Por, pse na duhet dremitja? Kur nuk bëjmë gjumë të mjaftueshëm, mund të bëjmë aksident duke vozitur dhe shumë gabime të tjera, dhe kjo është koha kur ne kemi nevojë për një sy gjumë.

Sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Gjumit, dremitja mund të rikthejë vigjilencën, reduktojë aksidentet dhe të rritë performancën. Të bësh një sy gjumë ka edhe përfitime shëndetësore psikologjike, transmeton lajmi.net.

Sipas një studimi të NASA-së, njerëzit të cilët pas një gjumi të pamjaftueshëm bëjnë gjatë ditës një sy gjumë 10-15 minuta, kanë një përmirësim më të mirë të vigjilencës se sa ata që nuk bëjnë.

Nëse jeni shumë të lodhur por nuk keni mjaftueshëm kohë për të fjetur shumë, bëni një sy gjumë për 10-15 minuta dhe do ta shihni se energjia dhe vigjilenca juaj do të rritet.

Një mënyrë tjetër e dremitjes, e quajtur “REM” (30 minuta ose më shumë), ju ofron një cikël të plotë të gjumit. Kreativiteti rritet dhe pagjumësia nuk do të shfaqet gjatë natës pastaj, ndryshe nëse flini më shumë orë gjatë ditës. (lajmi.net)