Dreka më e shijshme e fundjavës: Mish pule në qumësht me trumzë dhe limon! – Lajmi.net
Dreka më e shijshme e fundjavës: Mish pule në qumësht me trumzë dhe limon!
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 12:14, 16 December 2017
Përbërësit:

 

1,5 kg mish pule (e gjithë pula),
pak vaj ulliri,
600 mililitra qumësht,
lëng dhe lëvore nga 2 limonë,
1 hudhër (e ndarë në thelpinj),
1 lugë e vogël piper të zi kokrra,
4 fletë dafine,
5–6 degë trumzë të freskët.

Përgatitja:

Furrën ngroheni në 190 gradë dhe bëni gati një tepsi të vogël të thellë për pjekje, të cilën mund ta vendosni në pllakë shporeti.

Pulën vendoseni në gjoks dhe përgjatë shpinës priteni nga të dyja anët e kurrizit ashtu që pula të hapet, ndërkaq kurrizin hidheni.

Tani kthejeni ashtu që gjoksi të jetë sipër dhe me shuplaka sheshojeni pulën që të marrë formën e fluturës.

Vendoseni tepsinë në pllakën e shporetit dhe ngroheni me pak vaj ulliri në temperaturë mesatarisht të lartë. Vendoseni pulën me gjoksin poshtë që të piqet rreth 5–10 minuta. Mund ta ktheni njëherë, por nuk është e domosdoshme.

Pastaj kullojeni vajin, qitni qumështin, vendosni lëngun dhe lëvoret e limonit, piperin kokrra, thelpinjtë e shtypur të hudhrës, fletën e dafinës dhe gjysmën e trumzës.

Piqeni në furrë rreth një orë e gjysmë, pastaj sa më shpesh në 15–20 minuta rrotullojeni pulën që njësoj të zbutet në salcë nga të dyja anët.

Kur të piqet pula nxirreni nga furra dhe priteni në porcione kur të ftohet pak.

Gjatë asaj kohe në pak vaj ulliri fërgoni degët e mbetura të trumzës në mënyrë që të bëhen kërcëlluese – disa minuta.

Shërbejeni mishin me shtojcë (oriz apo pure patateje, të njomur në salcë, e cila ka mbetur pas pjekjes dhe pas hedhjes sipër të degëve kërcëlluese të trumzës, transmeton Telegrafi.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO