Drejtuesit e Lakers dhe Pelicans kanë kontaktuar me telefon, tema – Anthony Davis

Los Angeles Lakers duket se do ta bëjnë të pamundurën që të sigurojnë shërbimet e Anthony Davis.

Sport

31/01/2019 21:00

Qendra e New Orleans Pelicans ka bërë kërkesë tek drejtuesit e skuadrës së tij që të largohet nga skuadra.

Ndër skuadrat që kanë treguar interesim të madh për lojtarin është ajo e Lakers. Ata duan t’i bashkojnë forcat e LeBron James dhe Anthony Davis, që të kthehen në konkurrentët kryesor për titullin.

“ESPN” raporton se drejtuesit e dy skuadrave kanë komunikuar me telefon për rastin e Anthony Davis. Ata pritet që të flasin përsëri gjatë javës së ardhshme, në afatin e fundit të transferimeve, transmeton lajmi.net.

Davis do të ishte një ndihmë e madhe për LeBron James tek Lakers, dhe do ta kthente skuadrën në një nga pretendentet kryesore për titullin.

Lakers me siguri do të ofrojnë Lonzo Ball dhe Ivica Zubac në ofertën për Pelicans. /Lajmi.net/