Drejtuesit e Galatasaray, në Milano për Nagatomon

Yuto Nagatomo pritet të mbetet te skuadra e Galatasarayt.

Sport

07/06/2018 07:29

Drejtuesit e klubit turk të Galatasarayt kanë mbërritur në Itali dhe po negociojnë transferimin e tij me homologët e tyre të Interit, skuadër që zotëron kartonin e mbrojtësit anësor.

Zikaltrit synojnë të përfitojnë 4 milionë euro nga kartoni i tij, ndërsa turqit kanë ofruar dy, por mediat italiane raportojnë se ka optimizëm për të mbyllur transferimin për shumën e 3.5 milionë eurove.

Nagatomo luajti i huazuar në 6 muajt e fundit me Galatasarayn, ku u shpall edhe kampion, ndërsa dhuroi paraqitje mjaft të mira, duke u shndërruar në titullar të formacionit të Fatih Terim.