Drejtori sportiv zbulon dhuratën e madhe për tifozët e Milanit

Massimiliano Mirabelli ka një lajm të mirë për tifozët e Milanit.

Sport

09/09/2017 09:16

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka bërë të ditur “dhuratën” e madhe për tifozët nga San Siro.

“Rossonerët” kanë realizuar numrin më të madh të përforcimeve në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës duke sjell yje të ndryshëm përfshirë mbrojtësin Leonardo Bonucci nga Juventus.

Por, Mirabelli ka thënë se lajmet e mira në Milan do të vazhdojnë në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

“Dua t’u bëj dhuratë tifozëve, rikthimin në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Mirabelli për mediat italiane. /Lajmi.net/