Drejtori sportiv i Man Cityt me lajm interesant për Messin

Spanjolli ka qenë pjesë e Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2008.

Sport

14/03/2018 09:35

Manchester City i ka plot arkat e saj që ta blejë yllin e Barcelonës, Lionel Messin, por sipas drejtorit sportiv të klubit anglez, Ferran Soriano, kjo nuk do të ndodh kurrë.

Spanjolli ka qenë pjesë e Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2008.

“Nuk ka gjasa që të nënshkruajmë me Messin”.

“Unë e njoh mirë atë dhe familjen e tij dhe e di se janë mirë në Barcelonë, ku është ai dhe ku duhet të jetë”.

“Ne do të bëjmë rrugën tonë pa të, gjë që do të jetë më e vështirë, sepse ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit botëror” është shprehur në fund ai.