Drejtori sportiv i Interit zbulon nëse Icardi do të transferohet në Juventus

Mauro Icardi do të mbetet te skuadra e Interit, sipas drejtorit sportiv, Piero Ausilio.

Sport

08/06/2018 07:08

Mauro Icardi nuk do të largohet nga Inter.

Drejtori sportiv Piero Ausilio ka insistuar se kapiteni i “Nerazzurrëve” do të mbetet te skuadra nga Milano edhe për edicionin e ri.

Icardi së fundmi ka zgjuar interesim nga rivali i Serie A, Juventus.

Por, Ausilio nuk brengoset në lidhje me largimin e mundshëm të argjentinasit, përcjell “lajmi.net”.

“Icardi nuk lëviz nga Inter? Absolutisht”, deklaroi Ausilio për “Sky Sport Italia”. /Lajmi.net/