Drejtori sportiv i Interit turpëron futbollistët pas humbjes ndaj Crotones

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka shpërthyer pas humbjes ndaj Crotones.

Sport

10/04/2017 11:19

Ai ka deklaruar që skuadra ishte arrogante dhe e padenjë për Serie A.

“Një Inter mendjemadh, sipërfaqësor dhe arrogant. Një paraqitje jo e denjë për një ekip të Serisë A. E papranueshme! Ne duhet të punojmë dhe të përpiqemi të kuptojmë se ku duhet të ndryshojmë, ajo që ndodhi këtë javë më ka befasuar tej mase. Në Serinë A nuk mund të luash një ndeshje në këto nivele, ku në pjesën e parë nuk kemi zbritur fare në fushë”, deklaroi Ausilio, përcjellë “Lajmi.net”.

“Derbi? Një ndeshje si derbi nuk duhet të përgatitet në këto rrethana, është ndeshja e duhur për t’iu rikthyer përsëri rrugës së duhur. Që nesër (sot) në mëngjes është stërvitja dhe kjo ndeshje me Crotonen duhet të na shërbejë si shembull”, shtoi ai.

Interi u mposht nga Crotone 2:1. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy