Drejtori me punëtorët lahet në një fontanë në qendër të Romës (Video)

Gjashtë turistë britanikë janë arrestuar në qendër të Romës, pasi janë zhveshur lakuriq dhe pastruar në një fontanë të qytetit. Ata janë akuzuar për shthurje, kurse në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i një kompanie së bashku me nëpunësit e tij, ku dy prej tyre janë femra, shkruan “DailyMail”.

Fun

29/09/2015 11:21

Njëri nga dëshmitarët e ka përshkruar skenën si “tepër të këndshme”, duke shtuar se i ngjante një “orgjie të lashtë romake”, transmeton lajmi.net.

Gjashtë turistët tani janë në pritje të gjykimit, kurse dënimi për këtë veprim në Itali mund të shqiptohet deri në tri vite burgim.

Sipas raportit të policisë, turistët ishin të dehur pasi po festonin gjatë një mbrëmjeje në Romë. Ndërkaq është bërë e ditur se kalimtarët e rastit ishin munduar ti qetësojnë, por këtë gjë e ka arritur vetëm policia e cila me të lajmëruar kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Në mesin e të arrestuar kanë qenë: Ben Rosedale, Claire Neal, Vicki Nal, Charles Michaelrest, Richard Crookes dhe Tim Speed. (lajmi.net)

YouTube player