Drejtori i zyrave të FES takoi anëtarët e LVV

Drejtori  i zyreve të FES në Prishtinë dhe në Shkup, Frank Hantke, takoi anëtarët e LVV, Visar Ymeri, Kryetar dhe Albin Kurti, deputet, në zyret e FES Prishtina.

Lajme

22/09/2017 11:43

Sipas një komunikatë të FES, takimi u fokusua në promovimin e vlerave të Social Demokracisë në Kosovë. Hantke uroi LVV për suksesin në zgjedhjet nacionale dhe ofroi mendimet e tij për sfidat në zgjedhjet lokale.

“Takimi u përmbyll me pajtimin rreth domosdoshmërisë  për tu fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës si parakusht për integrimin në BE, si dhe për perspektivën e njerëzve të Kosovës. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për  zhvillimin e proceseve  integrimuese brenda Kosovës. Të dy palët u pajtuan për të vazhduar bisedimet në këto fusha”, thuhet në komunikatën e FES.

FES Prishtina  thotë se është e përkushtuar për promovimin e parimeve të Demokracisë Sociale në kontekstin e Kosovës: Ndërtimi i një shteti të miërqenies sociale sipas Modelit Europian Ekonomik dhe Social (EESM) dhe politika aktive të tregut të punës përfshirë edhe arsimin profesional./Lajmi.net/