Drejtori i Milanit zbulon lajmin e madh për Donnarumman

Gianluigi Donnarumma nuk do të largohet nga Milan.

Sport

13/04/2018 11:46

Drejtori i Milanit, Marco Fassone ka bërë të ditur se portieri Gianluigi Donnarumma nuk do të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Fassone ka mohuar spekulimet se ylli i ri italian do të nxirret në shitje, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Donnarumma do të mbetet për një kohë të gjatë në Milan”, u shpreh Fassone, përcjell “lajmi.net”.

Donnarumma spekulohet se kërkohet nga Paris Saint-Germain, por Milan nuk planifikon të shesë edhe në rast të dështimit për kualifikim në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/