Drejtori i Milanit ‘thumbon’ Arsenalin

Ka filluar “lufta” verbale mes Milanit dhe Arsenalit.

Sport

23/02/2018 17:26

Këto dy skuadra të mëdha, do të takohen mes vete në 1/16 të Ligës së Evropës.

Fati deshi që këto dy skuadra, më të mëdhatë në këtë garë, të takohen shumë herët, për t’u eliminuar njëra prej tyre, e për të humbur mundësinë për të fituar një vend në Ligën e Kampionëve përmes kësaj gare.

Me t’u hedhur shorti, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka ngacmuar Arsenalin, duke thënë se do të dëshironte që ‘Gunners’ të vazhdonin tutje në Ligën e Evropës, e jo të kishin këtë fat.

“Më vjen keq për Arsenalin, për të cilët do të kisha dashur të vazhdonin në Evropë, do të ishte një finale e bukur, por unë jam i lumtur”, ka deklaruar Massimiliano Mirabell, teksa ka komentuar shortin e Ligës së Evropës.

“Është mirë të përballesh me një skuadër të madhe si Arsenali. Ne kemi nevojë për kundërshtar të këtij lloji”, ka vazhduar ai.

Ndeshja e parë mes Milanit dhe Arsenalit do të luhet në ‘San Siro’ më 8 mars, ndërsa e kthimit në Londër më 15 mars./Lajmi.net/