Drejtori i Juventusit me deklaratë zyrtare për Pogban

Drejtori i Juventusit ka folur për të ardhmen e Paul Pogbas.

Sport

09/10/2018 08:22

Fabio Paratici ka thënë se ata e duan shumë mesfushorin francez, mirëpo nuk kanë menduar deri më tani për transferimin e tij.

“E duam shumë atë”, ka thënë Paratici para gazetarëve, përcjell “lajmi.net”.

“Ne nuk kemi menduar asnjëherë deri më tani për transferimin e tij”.

“Nuk është mirë të flasim për lojtarët që luajnë për skuadrat tjera, me gjithë respektin për të dhe Manchester Unitedin”, ka shtuar më tej drejtori i Juventusit. /Lajmi.net/