Drejtori i Juventusit ishte prezent në ndeshjen, River Plate – Boca Juniors

Fabio Paratici ishte mbrëmë në ndeshjen, River Plate – Boca Juniors.

Merkato

10/12/2018 13:27

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici është takuar me drejtuesit e Boca Juniors në ‘Santiago Bernabeu’.

‘Zonja e Vjetër’ nuk është e kënaqur me Rodrigo Bentancur, andaj po dëshiron ta shesë atë, përcjell ‘lajmi.net”.

Por, problemi kryesor qëndron te klauzola e tij që është vendosur për tri vitet e ardhshme.

Nëse Juventus vendosë ta shet Bentancurin, atëherë 50 për qind e shumës do t’i takojë Boca Juniorsit.

Kështu, Paratici dëshiron që ta anulojë këtë klauzolë që është tejet e lartë për ta. /Lajmi.net/