Drejtori i Google: Interneti do të bëhet i rëndësishëm si uji apo oksigjeni

Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Google, Eric Schmidt në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se interneti së shpejti do të hyjë në çdo pore të jetës njerëzore. 

Lajme

23/01/2015 21:20

Duke folur për procesin e evolucionit të internetit, ai theksoi se “interneti do të bëhet i padukshëm”. “Në një çast gjithkund përreth jush do të jenë aq shumë sensorë  dhe pajisje sa që ju as nuk do të ndjeni praninë e tyre. Ata gjithmonë do të jenë të pranishëm”, ka thënë Schmidt. 

Në fund ka përmendur se interneti në të ardhmen do të jetë i rëndësishëm sa uji apo oksigjeni. Vittorio Colao, kreu i kompanisë Vodafone, është pajtuar me Schmidtin dhe të ardhmen e internetit e ka krahasuar me “diçka që është e ngjashme ujit dhe oksigjenit”.