Drejtori i Barcelonës zbulon çmimin e kërkuar nga Liverpool për shitjen e Coutinhos (FOTO)

Liverpool kërkoi 200 milionë euro për shitjen e Philippe Coutinhos te Barcelona.

Sport

02/09/2017 12:48

Drejtori i Barcelonës, Albert Soler ka zbuluar arsyen e dështimit të transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpool.

Ai ka bërë të ditur se “Reds” kërkuan 200 milionë euro për shitjen e yllit brazilian. “Liverpool kërkoi 200 milionë euro për shitjen e Coutinhos”, deklaroi Soler në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool kërkoi Coutinhon pas shitjes së Neymarit në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro. /Lajmi.net/