Drejtori i arsimit në Prishtinë thotë se nuk kishte mosmarrëveshje me Shpend Ahmetin

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj që vie nga radhët e AAK-së, ka mohuar se ka pasur mosmarrëveshje me kryetarin Shpend Ahmeti, rreth procesit së përzgjedhjes së drejtorëve në disa shkolla në komunën e Prishtinës.

Lajme

25/11/2018 15:30

Ai i është kundërpërgjigjur asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili për lajmi.net kishte thënë se, Drejtori i Arsmiti në Prishtinë, Jonuz Salihaj mund të shkarkohet nga ky post, pas mosmarrëveshjeve që kishte pasur me të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmetin rreth procesit së zgjedhjes së drejtorëve në shkollat e Prishtinës.

Salihaj për lajmi.net ka thënë se nuk është aspak e vërtet se ai ka pasur mosmarrëveshje me Ahmetin, madje ai thotë se ende nuk kanë biseduar me kryetarin për këtë çështje.

“Nuk është e vërtetë ne nuk kemi biseduar ende për atë çështje. Është shpifje, ne ende nuk i kemi harmonizuar qëndrimet. Një konkurs që ka qenë është shpallur, ka përfunduar, po shikojmë që aty ku nuk janë plotësuar vendet që të rishpallim konkursin, çdo gjë është në rregull”, ka thënë Salihaj.

Ai i ka quajtur shpifje deklaratat e Rrahmanit, derisa ka thënë se konkursi ka shkuar sipas rregullave dhe se këta drejtor janë zgjedhur nga një komision i pavarur, për të cilën thotë se askush nuk mundet ta kontestoj, pasi siç thotë ai seanca ka qenë e hapur, kanë mundur që të hyjnë qytetarët edhe mediat.

“Unë nuk bëjë konceptet me drejtor, ajo varet nga intervista, në intervistë janë përcaktuar këta persona edhe komisioni ka qenë i pavarur dhe çdo gjë ka shkuar në rregull. Askush nuk mundet me e kontestu, seanca ka qenë e hapur, kanë mundur që të hyjnë edhe qytetarët, mediat. Ne i kemi ftuar edhe mediat. Nuk dua ti komentoj deklarata politike.

Ndërkohë, ditë me parë, asamblisti i LVV-së, Eman Rrahmani, për lajmi.net kishte thënë se në këtë proces ka pasur mosmarrëveshje mes kryetarit Shpend Ahmeti dhe drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, që vije nga radhët e AAK-së, për të cilin thotë se pritet të shkarkohet nga ky post.

“Me sa kom kuptuar unë drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës nuk iu ka bindur shumë urdhrave të partisë së tij dhe as të Shpend Ahmetit, ndoshta për këto arsye, sipas informative që kemi ne, është e mundur që edhe të shkarkohet drejtori i Arsimit. Kjo është arsye politike, zvarritja e emërimit të drejtoreve, për të cilinë po vuajnë shumë edhe nxënësit e shkollave në përgjithësi në komunën e Prishtinës. Nuk është më ai standard që ka qenë qysh në fillim të mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Rrahmani. /Lajmi.net/