Drejtorët e Shpend Ahmetit më shifra të ndryshme parash për shfrytëzimin e tokës komunale

Komuna e Prishtinës ka paraqitur shifra kontroverse për të hyrat nga shfrytëzimi i hapësirave publike. Drejtoria e Shërbimeve Publike që kujdeset për hapësirat komunale ka dhënë shifra tjera të të hyrave nga Drejtoria e Financave e cila merret me menaxhimin e krejt buxhetit të Komunës.

Lajme

21/07/2018 16:39

Para pak muajve Komuna e Prishtinës publikojë regjistrin e të gjithë bizneseve që po e shfrytëzojnë tokën e komunës me leje, ose që po paguan për të. Nëse mungon ndonjë emër këtu e shfrytëzohet toka, komuna tha se ajo po bëhet pa leje. Pas raportimit të lajmi.net se toka e komunës po përdorët para syve të pushtetit lokale ilegalisht, komuna e hoqi nga ueb-faqja këtë dokumente me emra të shfrytëzuesve që ishin më pakë se 100.

Fiks 700 mijë euro ka paraparë Komuna e Prishtinës që të inkasojë në këtë vit nga shfrytëzimi i hapësirave të saja publike. Por, sipas inkasimit të të hyrave, kjo shifër nuk do të arrihet në këtë vit. Bile nuk dihet saktë aq sa është buxheti nga kjo kategori, ani pse Komuna ka publikuar shumë raporte.

Sipas Raportit të 3 mujorit të parë të punës së Komunës së Prishtinës, të hyrat nga qeraja e hapësirave publike kanë qenë në vlerë prej 47 mijë e 957 euro.

Raporti  i punës i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit për qershor 2018 jep të dhënave për 6 muaj që inkasohen nga kjo drejtori. Sipas këtij raporti, për tre muaj –janar –mars nga hapësirat publike janë inkasuar 51 mijë e 140 euro, ose më shumë se sa janë prezantuar në Raportin e 3 mujorit të parë. Po, sipas Raportit të Shërbimeve Publike, në janar nga taksat për shfrytëzimin e hapësirës publike janë inkasuar 24, 955.00 euro, në shkurt 24, 957.10 euro, në mars 1228 euro, në prill, 21, 129.62 euro, maj 27, 645.00 euro, në qershor 17, 733.45 euro. Sipas këtyre të dhënave janë inkasuar 117 mijë e 733 euro.

Ndërsa, sipas Raportit të drejtorisë së Financave për muajin qershor, të hyra nga taksat e shfrytëzimit të sipërfaqes publike vetëm për qershor kanë qenë 25,029.10 euro. Pra, shumë tjetër kjo nga ajo që ka prezantuar Drejtoria e Shërbimeve Publike në vlerë prej 17,733.45 eurove. Kjo drejtori e ka dhenë edhe pasqyrën e të gjitha të hyrave për janar-qershor, dhe përsëri ka mospërputhje të madhe më drejtorinë e Shërbimeve Publike, ose ato për sipërfaqen publike janë prezantuar në vlerë prej 224,674.24 eurove. /Lajmi.net/