Drejtorët e Pasur Ekzekutivë

Tashmë këtë vit Drejtorët Ekzekutivë (CEO) të kompanive më të mëdha në Britani të Madhe kanë bërë më shumë para sesa një punëtor i zakonshëm do të bëjë gjatë vitit 2014.

Lajme

11/01/2014 15:29

High Pay Center – një “think tank” me bazë në Londër ka publikuar një studim, i cili tregon se Drejtorët Ekzekutivë të kompanive më të mëdha në Britani të Madhe kanë një rrogë mesatare vjetore prej 4.3 milionë funtash (7.1 milionë dollarë amerikan), krahasuar me një punëtor të thjeshtë, që mesatarisht për një vit fiton 26,500 funta (43,500 dollarë amerikan).

Sipas këtij studimi, një Drejtor Ekzekutiv që punon 12 orë në ditë do të ketë fituar në vetëm 2.5 ditë shumën që shumica e punëtorëve e kanë si pagë vjetore.

Në një kohë kur papunësia po kap shifra rekorde, nga ky studim shfaqen shqetësime mbi pagën e zmadhuar të ekzekutivëve në Europë.

High Pay Center thotë se rrogat e Drejtorëve Ekzekutivë janë rritur për 74% në dekadën e fundit. Rritja e të ardhurave nuk po arrin të mbajë ritmin me inflacionin në Britani të Madhe që nga kriza financare.