“Drejtësia e shallterit,” të jetosh në një shtet ku çdo ditë duhesh me vërtetu që je i pafajshëm edhe që je gjallë! – Lajmi.net
“Drejtësia e shallterit,” të jetosh në një shtet ku çdo ditë duhesh me vërtetu që je i pafajshëm edhe që je gjallë!
Autori: Dastid Pallaska LajmeOp-EdOpinionPolitikë 15:35, 6 December 2017
Dastid Pallaska
Dastid Pallaska
Çdo ditë pune në Pallatin e “Drejtësisë” në ora 14:00 mblidhen me dhjetëra qytetarë të cilët presin të marrin një copë letre ku – në pak rreshta dhe me shumë gabime drejtshkrimore – vërtetohet “pafajësia” e tyre.

Jo, ky nuk është ndonjë fragment i Procesit të Kafkës e as pjesë e ndonjē ditari në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Është Kosova e vitit 2017!

Ky “vërtetim i pafajësisë” në Kosovën e vitit 2017 duhet për pothuajse gjithçka, prej punësimit e deri tek aplikimi për një vizë për të udhëtuar jashtë vendit.

Krejt kjo për shkak se politikanët tonë (nga pozita dhe opozita) dhe shtetet e huaja që kanë punë me ta na kanë cilësuar secilin prej nesh individualisht si kriminel deri sa të mos vërtetohet e kundërta.

Më e dhimbshmja është që – përderisa qindra mijëra qytetarëve ju duhet “vërtetimi” i pafajësisë për të realizuar të drejtat e tyre themelore që garantohen me Kushtetutë – kriminelët e vërtetë të kësaj shoqërie kanë zënë vend në politikë dhe dosjet e tyre kriminale apo edhe dënimet që kanë marrë nuk i pengojnë as për të marrë pushtet, as për tu punësuar e as për të udhëtuar. Për më keq, shumica e këtyre politikanëve krimet e tyre i përjetojnë si vepra madhore në interes të shtetit.

Janë pikërisht këta kriminelë në politikë që – për të mos u dalluar si të tillë – kanë vendosur nëpërmjet ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore që të shpallin secilin qytetar në vend kriminel deri sa vetë ata të mos vendosin se secili prej nesh është i pafajshëm. Në një mjedis të tillë ku secili prej nesh është i cilësuar kriminel deri sa të vërtetohet e kundërta, është vështirë të dallohen kriminelët e vërtetë.

Kjo është mendësia e mbrapshtë që ushqen edhe politikën e vërtetimit të të qenit gjallë që aplikohet për pensionistët. Paramendojeni, disa burokratë dembelë kanë vendosur në mënyrë arbitrare që – në vend se ata të krijojnë një mekanizëm ku shteti do të ketë informata të përditësuara për personat që ndërrojnë jetë – të detyrojnë të gjithë pensionistët të vërtetojnë se ende janë gjallë.

Kjo praktikë dhe këto ligje jo vetëm që janē kundër-kushtetuese por është edhe ofenduese!

Ju ftoj që t’i kundërshtoni këto politika dhe ligje kundër-kushtetuese me të gjitha mjetet ligjore që keni në dispozicion.

Nëse ju janë cenuar të drejtat si pasojë e kësaj politike apo këtyre ligjeve, ndiqni procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Nëse jo në gjykatat e rregullta, jam i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i anuloj këto praktika dhe ligje kundër-kushtetuese.

Fjalët kyçe: Dastid Pallaska

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble