Drejtësia do të dalë në shesh

Burim Ramadani nga AAK, aktakuzën e ngritur nga EULEX e sheh si proces dëmtues të së kaluarës dhe së tashmes të Kosovës. Drejtësia sipas tij herët apo vonë do të del në shesh.

Lajme

09/11/2013 10:14

Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së, Burim Ramadani ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës kundër ish pjesëtarëve të UÇK’së, duke vlerësuar se një proces i tillë “dëmton të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës”.

Ramadani ka shkruar në profilin e tij në Facebook se një ndjekje e tillë gjyqësore “nuk ka kuptim” ndërsa shfaqi besimin se “drejtësia do del në shesh shumë shpejt”.

“Aktakuza ndaj “Grupit të Drenicës” është një proces dëmtues për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës. Ndjekja e të ashtuquajturave Krime të Luftës nuk ka asnjë kuptim në këtë raste të tilla”.

“Jam i bindur se drejtësia nuk duhet të vonohet dhe që e vërteta duhet të del në shesh sa më shpejtë”.

Ramadani më tej shton se lufta çlirimtare e Kosovës përherë do të jetë “krenaria e shqiptarëve të Kosovës”, andaj sipas tij kjo luftë nuk mund të gjykohet e as të dënohet.

“Mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdon të bëhet gjyqeve. Lufta e pastër çlirimtare e Kosovës nuk mund të gjykohet as dënohet”.

“Do të jetë përherë e arritura më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës. Do të jetë përherë krenaria e shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Burim Ramadani.