Drejtësi për padrejtësitë

Partia e Drejtësisë në Ferizaj ankohet në partitë e mëdha. Ato, thotë kjo parti, po e shohin se parti të vogël PD’në dhe po i shqyejnë posterët e saj në këtë qytet.

Lajme

14/10/2013 13:28

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, nga Partia e Drejtësisë, Ardian Sejdiu, sot në një konferencë shtypi, shprehu pakënaqësinë e tij, me mbarëvajtjen e garës elektorale, duke akuzuar partitë tjera se nuk po e bëjnë  garën fer. Ai është ankuar në partitë e mëdha, duke thënë se PD-në, po e shohin se parti të vogël dhe po i shqyejnë posterët e vendosur në këtë qytet.

“Partia e Drejtësisë me vigjilencë po përcjellim rrjedhën e fushatës, por nga njëherë ndjehet e diskriminuar për arsye se të tjerët e shohin si të vogël PD’në dhe i vërsulen duke ia shkoqur posterët nëpër rrugë”.

“Nëse kjo vazhdon kështu atëherë tregon për një garë të padrejtë, tregon një anti-vlerë, e cila nuk duhet të ndodh tek ne. Ne u bëjmë apel, partive rivale që të tregohemi të mature dhe ta plotësojmë edhe një standardë që kërkohet nga BE-ja”, ka pohuar ai”.

Sejdiu, tha se të dielën Partia e Drejtësisë, organizoi një turnir në futboll, me ç’rast të hyrat e turnirit i janë dhuruar Rilind Ademit, i cili ka nevojë për intervenim kirurgjik.

“Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata të rinjtë që ju kanë përgjigj ftesës sonë për ndihmës ndaj personit që ka nevojë urgjente. Personi në fjalë vjen nga fshati Gaçkë, është një djalosh i ri dhe ballafaqohet me një sëmundje të rëndë.