Drejtësi për Demokracinë! – Lajmi.net
Drejtësi për Demokracinë!
Autori: Xhemal Ahmeti LajmeOp-EdPolitikë 10:23, 21 November 2017
xhemal-ahmeti
xhemal-ahmeti
Gjatë votimit në Prishtinë dhe Prizren paskan ndodhur aksione ilegale ose brenda zonës gri që janë subverzion i drejtpërdrejtë i procesit të barabartë, të drejtë dhe transparent të votimit. Për këtë si duket s’ka dilemë më. KQZ dhe prokuroritë e qyteteve përkatëse duhet të formojnë një Task Force që sqaron këtë punë shpejtë dhe shpëton kredibilitetin e shtetit në organizimin korrekt të zgjedhjeve.

Me keqardhjen më të thellë duhet të pranojmë se këtyre zgjedhjeve, në Kosovë, u thye kultura e votimit korrekt, transparent dhe të barabartë ndërmjet subjekteve politike. Lëvdata se “Republika më e re” ballkanike organizon zgjedhjet më të lira dhe demokratike – konform ligjeve ndërkombëtare e vendore – në rajon nga tash nuk vlen më.

Prishtina, Prizreni dhe Mitrovica janë kalatë e këtij subversioni, respektivisht dy partitë si duket paskan kriminalizuar procesin e votimit me metoda të ndaluara; Sipas informantëve të ndryshëm dhe apartiak nga Mitrovica merret vesh gjoja AKR përveç formës së “trenit bullgar” paska praktikuar edhe honorimin material nga anëtarë të shpërndarë të kësaj partie para shtëpive të atyre që duhej të votonin. LVV në Prishtinë dhe Prizren nëpërmjet webfaqeve dhe OJQ-ve ilegale, sms-ave, viberit e whatsup-it paska thithur ilegalisht të dhëna qytetarësh, paska ushtruar trysni ndaj votuesve dhe paska transportuar njerëz në formë të organizuar deri në qendrat e votimit në këmbim të votës.

Këto janë vetëm disa nga akuzat, të cilat tashmë pjesërisht edhe u pranuan (transporti) nga subjektet në fjalë.  Natyrisht se militantët e këtyre partive dhe ato vetë do të përpiqen që t’i minimojnë, respektivisht banalizojnë këto metoda si legale, moralisht brenda zonës gri por pa u shkelur ligji. E vërteta mirëpo është se duhet të reflektohet në disa drejtime: A duhet tu hapet porta formave të këtyre edhe për në të ardhmen? Si duhet ta shohim dikë që vjedh votën ose e merr atë me manipulime eklatante nëpërmjet OJQ-ve  fantome, taksive dhe formave tjera jodemokratike? Sa është serioze lufta kundër korrupsionit e dikujt që vetë me këto mjete vjen në pushtet? Dhe tjera në këtë drejtim.

Natyrisht se askush nuk pret që dikush të jetë aq krenar dhe dinjitoz saqë vetë të japë dorëheqje nga gara se pjesë të partisë së tij paskan vepruar ilegalisht. Pushteti është demoni vetë dhe s’të lejon aq lehtë dhe Kosova nuk është Gjermani a Zvicër kur presioni i mediave dhe opinionit do të të bënte të ikësh përfundimisht nga politika.

Prandaj është e një rëndësie shumë të madhe që në këtë drejtim të intervenojë shteti, me ashpërsinë e tij më të madhe. Përndryshe ua hap dyert falangave të llojllojshme dhe partive tjera që të besojnë se nesër nëpërmjet praktikave që supozohen të kenë ndodhur ta instalojnë çdo diktaturë të tyre të mundshme.

Valdete Daka dhe KQZ nuk duhet ta vënë në pikëpyetje kredibilitetin që e kanë fituar me kaq korrektësi në gjitha ato palë zgjedhje dhe ta lënë të kalojë këtë sabotim të rendë e eventual pa ndërmarrë asgjë. KQZ në bashkëpunim me prokuroritë e këtyre qyteteve duhet të formojnë në Task Force e cila urgjentisht heton gjitha keqpërdorimet e mundshme në tri qytetet e përmendura. Nëse janë spekulime le të eliminohen, nëse janë të vërteta partitë duhet të ndëshkohen. KQZ le të vendos pastaj se anulohen, rinumërohen apo se çka ndodhë me votimin në këto qytete.

Shteti ligjor dhe demokracia transparente dhe kualitative nuk ndërtohen ndryshe. Në mos për asgjë tjetër ky hetim do t’i alarmonte edhe tjerët që kësaj radhe patën fatin mos të kapen me presh në dorë për metodat jo të ndershme që përdorin gjatë konkurrimit për poste dhe pushtet.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan