Drejt konkludimit bisedimet për Iranin

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Wang Yi, në lidhje me bisedimet për programin bërthamor të Iranit ka pohuar se besojnë se nuk do të mund të ketë më shtyrje.

Bota

13/07/2015 17:05

Wang i ndodhur në Vjenë për të marrë pjesë në bisedime në një deklaratë për gazetarët  tha se janë gjetur kushtet për arritjen e një marrëveshjeje në mes të vendeve 5 + 1 dhe Iranit.

Wang i cili ka vënë në dukje se sot do të takohen sërish me ministrat e Jashtëm, u shpreh se “Ne besojmë se nuk do të mund të ketë më shtyrje”.

Ministrat e Jashtëm të grupit 5+1 të cilët përbëhen nga vendet anëtare të përhershme të OKB-së, SHBA, si Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania u takun sot gjatë drekës.

Që nga 2 prilli pas konsensusit politik të arritur në Lozanë të Zvicrës palët po punojnë për hartimin e tekstit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Bisedimet për programin bërthamor mes Iranit dhe grupit 5+1 që zhvillohen në Vjenë të Austrisë sot kanë hyrë në ditën e fundit. Ekspertët presin që sot nga bisedime të dalë një marrëveshje qoftë ajo me rezultat negativ apo pozitiv.