Drecun: Prishtina ka strategji në dialog, duan t’i shmangen krijimit të Asociacionit

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë sot – në ditën kur pritet që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – se Prishtina ka një strategji të harmonizuar.

Lajme

24/06/2018 12:29

“Është e qartë që Beogradi po përpiqet që të pranojë atë që ata duan dhe qëndrimet e bëra nga politikanët në Prishtinë nuk janë inkurajuese”, tha Drecun.

“Ata (politikanët kosovarë) do të përpiqen që t’i shmangen çështjes kryesore për ne – Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Drecun, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Sipas tij brenda strategjisë së Prishtinës nuk ka diskrepanca dhe se synimi është që kërkesat të pranohen nga Beogradi.