Draxler tregon arsyen pse e zgjodhi Wolfsburgun para Juventusit

Julian Draxler, ka zbuluar se vendosi që të transferohej te Wolfsburgu e jo te Juventusi pasi ndjeu se tek ekipi gjerman kishte mundësi më të mira për të e treguar gjithë potencialin e tij.

Sport

01/09/2015 18:25

Gjermani ka treguar se ishte koha e duhur për t’u larguar nga Gelsenkirchen dhe se një kalim në Itali nuk ishte se i përshtatej atij.

“U largova nga Schalke sepse dëshiroja një ndryshim të ambientit”

“Por, mendoj se në Gjermani, për dallim nga Italia, mund të rritem më shumë dhe t’i zhvillojë karakteristikat e mija. Bundesliga është një ambient të cilin veçse e njoh”, tha Draxler për reporterët të martën.