Draxler thyen heshtjen, zbulon klubin e ri (FOTO)

Julian Draxler ka pranuar se është në bisedime për largim nga Wolfsburg.

Sport

22/12/2016 15:43

Mesfushori i Wolfsburgut, Julian Draxler ka konfirmuar bisedimet për largim nga klubi gjerman.

Draxler spekulohet se është afër marrëveshjes për transferim në Paris Saint-Germain.

Dhe, ndonëse nuk e përmendi emrin, reprezentuesi gjerman ka lënë të kuptohet se është afër destinacionit të ri.

“Jam në bisedime me disa klube, por ende nuk kam marrë një vendim final”, u shpreh ai për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.

“Ne do të marrim një vendim që është në interesin më të mirë të gjitha palëve. Dhe, kësaj radhe do ta bëjmë së bashku”, theksoi Draxler. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.