Draxler mungon deri në vitin 2015

Superylli i Schalkes si duket është lënduar në mënyre shumë të keqe dhe kështu do të mungojë deri në fillimin e vitit 2015.

Sport

03/11/2014 18:33

Schalke ka pësuar tronditje nga stafi mjekësor i skuadrës, pasi Julian Draxler është lënduar dhe do të jetë jashtë fushave të lojës deri në vitin 2015.

Superylli 21 vjeçar do ti nënshtrohet një operacioni në Stuttgart gjatë kësaj jave, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Augsburgut.

Kjo është një goditje e madhe për skuadrën e Schalkes por edhe të vet Draxlerit, i cili është duke kaluar momente mjaft të mira të karrierës së tij.

Schalke momentalisht është në vedin e tetë të Bundesligas, me 10 pikë më pak se lideri Bayern Munich, teksa është në vendin e dytë të Grupit C në Ligën e Kampionëve.