Draxler mund të largohet nga Schalke

Drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt ka pranuar se Julian Draxler mund të largohet nga klubi derisa Arsenali ka bërë gati një ofertë për mesfushorin. Sipas medieve angleze, gjiganti londinez ka përgatitur ofertë prej 35 milionë funtesh për transferimin e yllit gjerman gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka…

Sport

15/01/2014 14:20

Drejtori i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt ka pranuar se Julian Draxler mund të largohet nga klubi derisa Arsenali ka bërë gati një ofertë për mesfushorin.

Sipas medieve angleze, gjiganti londinez ka përgatitur ofertë prej 35 milionë funtesh për transferimin e yllit gjerman gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar dëshirën për të transferuar një zëvendësim për Theo Walcottin që do të mungojë në vazhdim të sezonit për shkak të një lëndimi të gjurit.

Dhe, shanset për kalimin e Draxlerit në Emirates Stadium janë shtuar pasi Schalke ka pranuar se ylli gjerman mund të largohet nga klubi. “Ne vazhdojmë të shpresojmë që ai të mbetet. Por, ka gjëra ndaj të cilave nuk mund të ndërhyjmë”, u shpreh Heldt për Bild.