Draxler mirëpret Bayernin

Objektivi i Arsenalit, Juan Draxler ka vënë në dyshim transferimin e tij në Emirates gjatë verës duke refuzuar të përjashtojë mundësinë e kalimit tek rivali nga Bundesliga, Bayern Munich. Ylli gjerman i Schalke 04 mori një ofertë nga gjiganti londinez gjatë afatit kalimtar të janarit, por klubi i tij refuzoi ta shes në Arsenal për…

Sport

25/02/2014 17:53

Objektivi i Arsenalit, Juan Draxler ka vënë në dyshim transferimin e tij në Emirates gjatë verës duke refuzuar të përjashtojë mundësinë e kalimit tek rivali nga Bundesliga, Bayern Munich.

Ylli gjerman i Schalke 04 mori një ofertë nga gjiganti londinez gjatë afatit kalimtar të janarit, por klubi i tij refuzoi ta shes në Arsenal për më pak se 37.8 milionë funte, sa parasheh dëmshpërblimi në kontratën e tij.

Por, Arsenali pritet të rikthehet pas Draxlerit gjatë verës, kurse së fundmi qarkullojnë njoftime se ai kërkohet edhe nga Bayern, në rast të largimit të Toni krosit.

Draxler nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit tek rivali i Bundesligës.

“Preferoj të mos i komentoj spekulimet. Shikoni se çka ndodhi me Manuel Neuerin. Ai ishte 100 për qind i sigurt se kurrë nuk do të transferohet në Bayern, por pasi kaloi pesë vjet si profesionist, koha e bindi që ta ndërronte mendimin”, deklaroi Draxler për derwesten.de.

“Po ashtu nuk mund të them se çka do të ndodh pas gjashtë ose ndoshta 10 vjetësh. Dhe, nuk mund të përjashtoj asgjë se ku mund të përfundoj të luaj, gjithçka është e hapur”.