Draxler largohet nga PSG?

Anësori gjerman, Julian Draxler si duket e ka të pamundur ta fitojë vendin në formacionin bazë të parisienëve.

Sport

17/08/2018 16:44

Mediumi francez “Le10sport” ka raportuar se Draxler mund të lërë skuadrën e PSG gjatë këtij afati kalimtar.

Interesimi për gjermanin gjatë kësaj merkato nuk ka munguar. Fillimisht gjatë verës u flit për një kalim të tij në Milan, por duke ditur se afati kalimtar në Itali mbyllet sonte, do të jetë e vështirë për 24 vjeçarin që të arrijë akord me “rosonerët”.

Për Draxler kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Bundesliga gjermane si Schalke 04, Leipzig dhe Dortmund.

Mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 24 vjeçarit Julian Draxler./Lajmi.net/