Draxler: Dallimi është i madh

Mesfushori i Schalkes, Julian Draxler ka pranuar se skuadra e tij ishte inferiore ndaj Real Madridit në humbjen 6:1 nga gjiganti spanjoll, në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Los Blancos e dominuan skuadrën gjermane në Gelsenkirchen dhe bënë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale. Draxler e pranoi…

Sport

26/02/2014 22:07

Mesfushori i Schalkes, Julian Draxler ka pranuar se skuadra e tij ishte inferiore ndaj Real Madridit në humbjen 6:1 nga gjiganti spanjoll, në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos e dominuan skuadrën gjermane në Gelsenkirchen dhe bënë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale. Draxler e pranoi se Schalke ishte e pafuqishme ndaj Realit.

“Dallimi në kualitet vërehej qartë”, u shpreh ylli gjerman pas ndeshjes.

“Ne duhet t’i falënderohemi tifozëve tanë për përkrahjen e madhe që na dhuruan sonte. Kemi bërë disa gabime dhe Reali na ndëshkoi në mënyrë të pafalshme. Pa dyshim, është dashur të shënoj nga rasti që mu ofrua”, u shpreh ai.