Dramë në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Man Utd barazojnë në minutën e fundit

Ka përfunduar barazim 2:2 derbi mes Chelsea dhe Manchester United i zhvilluar në ‘Stamford Bridge’.

Sport

20/10/2018 15:26

Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në derbin e javës së nëntë në Premierligë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.

Antonio Rudiger në minutën e 21’ shfrytëzoi në mënyrën më të mirë markimin jo të mirë nga Pogba, për epërsinë 1:0.

Me rezultat 1:0 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Manchester United arriti të përmbysë rezultatin falë paraqitjes fantastike të Anthony Martial, që realizoi dy herë.

Francezi barazoi në 1:1 fillimisht në minutën e 55’, ndërsa në minutën e 73’, shënoi për 1:2.

Kur po luhej minuta e 96’, Chelsea arriti të barazonte rezultatin në 2:2, kur shënoi Ross Barkley./Lajmi.net/