Dramë në aeroplanin ‘Air Serbia’, arrestohen katër pasagjerë – Lajmi.net
Dramë në aeroplanin ‘Air Serbia’, arrestohen katër pasagjerë
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 16:22, 20 March 2017
Katër pasagjerë të aeroplanit të kompanisë ‘Air Serbia’ i cili fluturoi nga Beogradi për në Londër u arrestuan në aeroportin e Londrës ‘Heathrow’.

Këta udhëtarët janë supozuar se janë qytetarët britanikë me origjinë pakistaneze dhe janë arrestuar për kërcënim potencial të sigurisë, transmeton lajmi.net.

Anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët duke përfshirë edhe një gazetar kanë ndjerë tym të cigares në aeroplan.

Situata gjatë fluturimit dy orësh ishte e tensionuar dhe ka pasur edhe grindje në mes pasagjerësh. Një pasagjerë akuzoi udhëtarët e tjerë për racizëm.

Pasagjerëve të cilët po pinin cigare iu gjet një çakmak dhe iu konfiskuan pasaportat. Në mesin e tyre u gjet edhe një letër kërcënuese dhe për shkak të saj aeroplani u detyrua të ulej në tokë.

Kur aeroplani u ul në Londër të gjithë pasagjerët iu është kërkuar të qëndrojnë në vendet e tyre derisa hyri policia dhe i arrestoi pakistanezët./Lajmi.net/

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bike Rivals
  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush