Drama e shqiptares: U martova me një zezak, fjalët që më thanë prindërit më vranë për së gjalli – Lajmi.net
Drama e shqiptares: U martova me një zezak, fjalët që më thanë prindërit më vranë për së gjalli
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyleLoveSex 22:06, 19 July 2017
Prindërit jo gjithmonë janë dakord për lidhjet e fëmijëve, por një grua e cila ka zgjedhur të martohet me një burrë me ngjyrë është refuzuar nga ata që e kanë sjellë në jetë.

Ajo prej dy muajsh është kthyer në Shqipëri së bashku me bashkëshortin e saj. Ngjyra e tij e lëkurës është bërë shkak që prindërit të mos flasin me vajzën e tyre, madje të mos pranojnë as fëmijën e saj.

Gruaja tregon se kur shkoi për studime në Londër, njohu një djalë të qetë e të dashur, krejt e kundërta e vëllait të saj posesiv e kontrollues. Ajo tregon se i vëllai mund të lidhej me një vajzë që në moshën 15-vjeçare dhe ta çonte edhe në shtëpi, kurse ajo duhej të ruante “nderin e familjes”, të ishte “vajzë dinjitoze”.

Ajo erdhi në Shqipëri për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që dashuria si gjyshër do t’i zbuste. Por përkundrazi, kur ata panë se ai kishte trashëguar ngjyrën e Henrit, i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë.

Çoje djalin ta rrisë i ati dhe atëherë do të jesh vajza jonë,-kanë qenë fjalët e prindërve.

Më vranë për së gjalli ato fjalë,- ishte përgjigja prekëse e vajzës.

 

Fjalët kyçe: Rrefimi

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2