Drama e kancerit: ‘Askush nuk do të dalë me mua…’ (Foto)

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Fun

10/10/2017 00:08

Kanceri po kthehet në një nga dramat më të mëdha të njerëzimit.

Kur e sheh këtë vajzë në pamje të parë, gjithkush mund të mendojë se janë të shumtë meshkujt që duan të dalin me të.

Por britanikja Allison Daniels thotë se askush nuk dalë me të.

Kjo për shkak se ka kaluar një formë të rrallë kanceri.

34-vjeçarja thotë se meshkujt “vrapojnë një milje” pas takimit të parë.

“E bëjnë këtë gjë kur u them se kam pasur kancer dhe se ai mund të rikthehet. Kush do që të lidhet me një vajzë që do të vdesë? Ky është si një dënim me vdekje për mua”.

Allison u diagnostikua me kancer në vitin 2012. Fillimisht u mendua se ishte e para në botë që kishte këtë formë kanceri që prekte indet e buta në gojë.

Mjekët ia larguan tumorin në gjuhë, por iu rikthye më pas në qafë.

Më vonë në sqetull.

Tani ajo bën rregullisht kontrolle për të zbuluar se kur mund të godasë sërish.

Pavarësisht se meshkujt po e refuzojnë, ajo thotë se shpreson që të gjejë njeriun me të cilin të krijojë një familje.

Mjekët i kanë thënë se duhet të kalojë tre vite pa asnjë shenjë kanceri, përpara se të nisë një fëmijë.

“Koha po më mbaron,” thotë ajo.

“Koha po më mbaron,” thotë ajo. /Lajmi.net/