Drake rrëzon nga fronti Justin Bieber

Kujt ia merrte mendja që kjo ditë do të vinte.

ShowBiz

19/05/2016 20:28

Reperi Drake i cili sapo ka publikuar albumin e tij më të ri “Views” është tashmë mbreti i Spotify, duke lënë pas Justin Bieber i cili ka qenë në krye prej disa javësh. Sipas Billboard, Drake e ka mundur yllin e adoleshentëve , por jo vetëm, konkretisht përgjatë kësaj jave me një diferencë të vogël por domethënëse.

Kanadezi këtë sukses të albumit të tij të ri, ia atribuon bashkëpunimit me një nga kompanitë më të mëdha të shërbimit streaming online siç është Spotify.

Për momentin Drake gjendet në vendin e parë me 3.21 miliardë klikime, i ndjekur nga Justin Bieber me 3.18 miliardë!