Drake për të katërtën javë në krye të “Hot 100”

“God’s Plan” është projekti i ri i këngëtarit të njohur Drake i cili për më shumë se katër javë po vazhdon që të jetë në krye të Billboard Hot 100 duke thyer rekord me mbi 75 milionë dëgjime.

ShowBiz

21/02/2018 10:57

Sipas Billboard “God’s Plan” është dëgjuar më shumë se 75 milionë herë këtë javë, duke mbajtur kështu ritmin e dëgjimeve të javëve të para të publikimit.

Ndryshe, “God’s Plan” është në krye edhe të shitjeve digjitale kurse po kryeson me rreth 56 mijë shkarkime.

Së fundi, është publikuar edhe videoklipi i këtij projekti që pritet edhe të rrisë numrin e shitjeve.

BILLBOARD HOT 100 TOP 10

1. Drake – “God’s Plan”
2. Ed Sheeran – “Perfect”
3. Camila Cabello feat. Young Thug – “Havana”
4. Bruno Mars & Cardi B – “Finesse”
5. Post Malone feat. 21 Savage – “rockstar”
6. BlocBoy JB feat. Drake – “Look Alive”
7. Bebe Rexha & Florida Georgia Line – “Meant to Be”
8. Dua Lipa – “New Rules”
9. Kendrick Lamar, SZA – “All the Stars”
10. Migos – “Stir Fry”

YouTube player