Drake lanson hitin e ri ‘Mia’

Këngëtari i hitit të madh "In my feelings", Drake vjen me këngë të re.

ShowBiz

12/10/2018 13:19

Ai ka sjell projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Bad Bunny që mban titullin “Mia”, shkruan lajmi.net

Kënga e tyre u prit tejet mirë nga publiku ku vetëm për pak orë ka mbledhur mbi 9 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube.

Projekti është shoqëruar edhe me videoklip në të cilin shfaqen përplot femra atraktive dhe mjaft seksi.

Kujtojmë që reperi dhe producenti amerikan, Drake, e ka thyer rekordin e sivjetmë si muzikanti që ka qëndruar më gjatë në krye të top-listës ‘Billboard Hot 100’, plot dhjetë javë. /Lajmi.net/

YouTube player