Drake kërcënoi Kanye West, vjen reagimi i Kim Kardashian

Kim Kardashian paralajmëron Drake që mos ta kërcënojë kurrë më familejn e saj.

ShowBiz

14/12/2018 21:29

Kim Kardashian e ka paralajmëruar publikisht Drake që ‘kurrë mos ta kërcënojë’ familejn e saj, pas reagimeve të Kanye West në twitter, të premtën në mëngjes, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Lufta mes Kany, 41 vjeç dhe muzikantit kanadez, Drake, 32 vjeç, filloi kur ai kërkoi leje për të përdorur një pjesë nga kënga e West, “Say You Will”.

Kim, 38 vjeç, paralajmëroi Drake që të qëndrojë larg partnerit të saj dhe tre fëmijëve të tyre.

Ylli i “Keeping Up With The Karashians”, iu drejtua publikisht reperit para 59 milionë ndjekësve në twitter.

“Asnjëherë mos kërcëno burrin dhe familjen time.”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Lajmi.net/