Drake ia bën ëndrrën realitet vajzës së vogël, e viziton në spital

Drake është njëri ndër reperët më të suksesshëm në mbarë botën.

ShowBiz

21/08/2018 23:01

“Kiki challenge” është bërë video virale në mbarë botën, pas projektit të fundit të drake “In my feelings”, shkruan lajmi.net.

Këtë këngë e ka pëlqyer shumë edhe një fanse e tij e vogël, e cila gjendet në spital, por videoja që ajo kishte realizuar ka rrëmbyer zemrën e reperit.

Sofia e vogël e cila gjendet në spital për shkak të problemeve me zemër kishte dëshirë të madhe ta takonte Drake.

Ky i fundit i bëri asaj ëndrrën realitet, duke shkuar në spital për ta vizituar atë, më pastaj ndau me ndjekësit në Instagram një foto nga ky takim. /Lajmi.net/

???

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on